
Agjencia italiane e ilaçeve, AIFA vendosi pezullimin e vaksinës së Covid19 të kompanisë Astra Zeneca. Sipas deklaratës për shtyp, të publikuar nga The Guardian vaksina u pezullua deri në pritjen e vendimit të Agjencisë Evropiane e Barnave, per sigurinë e vaksinës pas pezullimit në disa vende të BE-së.
Agjencia theksoi se vendimi ishte paraprak dhe se nuk ishte gjetur asnjë lidhje shkakësore midis “ngjarjeve të rënda anësore” dhe vaksinës.
Masa vjen pasi rajoni verior i Piemontes të dielën ndaloi përdorimin e një linje furnizimi të vaksinës AstraZeneca pas vdekjes së një mësuesi, i cili kishte marrë dozën e parë, një ditë më parë.
Prokurorët kanë hapur hetim për vdekjen e mësuesit dhe ndaluan përdorimin e atij grupi vaksinash të AstraZeneca, sipas raporteve të lajmeve italiane.