Autoritetet italiane patrulluan sot zonat e vendosura në karantinë duke u bërë thirrje qytetarëve me altoparlantë:
“[…] qytetarë [Emergjencat Civile] ju luten dhe këshillojnë të qëndroni në shtëpi, të dilni vetëm për nevoja duke respektuar distancat e sigurisë dhe duke shmangur vendet e mbipopulluara”.
La Republlica e përshkroi situatën si “në kohë lufte” ndërsa nga një makinë policie bëhej thirrje:
“[…] të moshuarit dhe fëmijët nuk duhet të dalin jashtë. Fëmijët nuk duhet të rrinë me gjyshërit. Nëse dikush ka simptoma gripi, duhet të qëndrojë në shtëpi, ata nuk duhet të shkojnë në spital, duhet ta njoftojnë mjekun me telefon”.
Qeveria italiane vendosi gjatë fundjavës 11 qytete të rajonit të Lombardisë në shtetrrethim. Të hënën numri i të prekurve nga koronavirusi i kaloi 7 300 personat ndërsa i viktimave mbi 360.
Coronavirus, annuncio alla cittadinanza
Questa mattina Polizia Locale e Protezione civile hanno fatto il giro dei quartieri portando questo messaggio
Gepostet von Giornale di Segrate am Montag, 9. März 2020