Italia në shtetrrethim: thirrje banorëve me altoparlant të mos dalin nga shtëpitë

Nga Exit News
Italia në shtetrrethim: thirrje banorëve me altoparlant të mos dalin nga shtëpitë

Autoritetet italiane patrulluan sot zonat e vendosura në karantinë duke u bërë thirrje qytetarëve me altoparlantë:

“[…] qytetarë [Emergjencat Civile] ju luten dhe këshillojnë të qëndroni në shtëpi, të dilni vetëm për nevoja duke respektuar distancat e sigurisë dhe duke shmangur vendet e mbipopulluara”.

La Republlica e përshkroi situatën si “në kohë lufte” ndërsa nga një makinë policie bëhej thirrje:

“[…] të moshuarit dhe fëmijët nuk duhet të dalin jashtë. Fëmijët nuk duhet të rrinë me gjyshërit. Nëse dikush ka simptoma gripi, duhet të qëndrojë në shtëpi, ata nuk duhet të shkojnë në spital, duhet ta njoftojnë mjekun me telefon”.

Qeveria italiane vendosi gjatë fundjavës 11 qytete të rajonit të Lombardisë në shtetrrethim. Të hënën numri i të prekurve nga koronavirusi i kaloi 7 300 personat ndërsa i viktimave mbi 360.

Coronavirus, annuncio alla cittadinanza

Questa mattina Polizia Locale e Protezione civile hanno fatto il giro dei quartieri portando questo messaggio

Gepostet von Giornale di Segrate am Montag, 9. März 2020

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>