Italia, përfituesja e madhe e fondit të rimëkëmbjes së BE-së

Nga Exit News
Italia, përfituesja e madhe e fondit të rimëkëmbjes së BE-së

Italia do të përfitojë rreth 28 për qind të gjithë fondit të rimëkëmbjes së Bashkimit Europian, miratuar mëngjesin e 21 korrikut.

Italia do të përfitojë 82 miliardë euro grante dhe 128 miliardë euro kredi, duke u renditur si vendi që merr për qindjen më të madhe të paketës, për shkak se është dhe vendi më i prekur nga Covid-19 në BE.

Kryeministri italian Giuseppe Conte tha se kjo do t’i lejojë qeverisë italianë ‘të ndryshojë fytyrën e vendit’ dhe ‘të rindizë ekonominë e saj’ pas pandemisë së koronavirus.

Marrëveshja e arritur pas 5 ditësh bisedimes në Bruksel parashikon shpërndarjen e 750 miliardë eurove në formë grantesh dhe kredish për vendet e BE-së dhe veçanërisht ato më të goditurat nga pandemia.

Italia ka pësuar një nga shpërthimet më të këqija të koronavirusit në Evropë, duke regjistruar më shumë se 240 mijë të infektuar dhe mbi 35 mijë vdekje deri më tani.

Conte tha paketa do t’i jepte Italisë “mundësinë për tu ringritur”.

“Tani ne duhet t’i drejtojmë dhe t’i përdorim këto fonde për investime dhe reforma strukturore. Ne kemi një shans të vërtetë për ta bërë Italinë më të gjelbër, më dixhitale, më inovative, më të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse. Ne kemi shansin të investojmë në shkolla, universitete, kërkime dhe infrastrukturë,” tha kryeministri Conte.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>