Italia referendum për legalizimin e kanabisit

Nga Exit News
Italia referendum për legalizimin e kanabisit

Referendumi për dekriminalizimin e rritjes dhe konsumimit të kanabisit në Itali u nënshkrua nga më shumë se 420,000 njerëz në vetëm katër ditë. Ai parashikohet të arrijë në 500,000 nënshkrime përpara afatit të përfundimit më 30 shtator.

Referendumi kërkon të ndryshojë një ligj të vitit 1990 për dënimin me dy vjet burg dhe heqjen e patentës për shitjen dhe mbajtjen e kanabisit për përdorim personal.

Italia ka bërë disa nga hapat e saj më përparimtarë, me ndihmën e referendumeve të tillë si legalizimi i divorcit dhe abortit.

Qytetarët italianë tani po rizbulojnë referendumin si një mjet për të vënë në axhendën politike çështjet që parlamenti rrallë arrin t’i trajtojë.

Në gusht, një referendum i shumëpritur për ta bërë eutanazinë të ligjshme në vend arriti në 500,000 nënshkrime dhe tani ka kaluar 700,000.

Procesi u thjeshtësua ndjeshëm nga futja e nënshkrimeve dixhitale, një lloj nënshkrimi elektronik që garanton vërtetësinë e tij.

Referendumi për legalizimin e kanabisit, për shembull, mund të nënshkruhet vetëm në mënyrë dixhitale për momentin.

Ndër vendet anëtare të BE -së, Portugalia, Republika Çeke dhe Estonia kanë dekriminalizuar përdorimin e kanabisit.

Dekriminalizimi i kanabisit u propozua gjithashtu në fillim të kësaj jave edhe në Finlandë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>