Italia regjistron 12 mijë raste më pak me Covid-19

Nga Exit News
Italia regjistron 12 mijë raste më pak me Covid-19

Italia ka regjistruar të shtunën 12 mijë raste më pak nga një ditë më parë.

Sipas autoriteteve italiane, të shtunën u regjistruan16308 raste të reja infektimesh me COVID-19, ndërkohë që të premten ishin 18 mijë.

Veneto është  rajoni më i prekur nga Covid-19,  me 3834 raste.

I dyti është Lombardia me 1944 dhe Emilia Romanja me 1641.

Qeveria ka vendosur të bëjë një mbyllje pothuajse totale nga data 24 deri në 6 janar.

Fushata e vaksinimit me vaksinën Pfizer në Itali do të fillojë më 27 dhjetor me rreth 10 mijë vaksina kryesisht për personelin mjekësor, që do pasohen në janar me fushatën masive, sipas autoriteteve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>