
Italia regjistroi të dielën 237 viktima nga COVID-19 duke e çuar totalin prej fillimit të pandemisë në 88,516, bilanci i dytë më i rëndë në Europë dhe i gjashti në botë.
Në 24 orët e fundit u kryen 213 364 teste dhe u konfirmuan 11,252 raste pozitive.
Italia ka raportuar gjithësej 2,553 milion raste, prej të cilëve 2 milionë janë shëruar ndërsa 22,300 janë të shtruar në spitale.