Italia raportoi 299 viktima si pasojë e Covid-19 të dielën.
Një ditë më parë në Itali u regjistruan 488 viktima, ndërsa numri i përditshëm i infeksioneve të reja ra në 11,629 nga 13,331.
Rreth 216,211 teste për COVID-19 u kryen të dielën, përkundrejt 286,331 që u kryen të shtunën, tha ministria e shëndetësisë.
Italia ka regjistruar 85,461 vdekje të lidhura me COVID-19 që nga shkurti, numri i dytë më i lartë në Evropë pas Britanisë dhe i gjashti në botë.
Vendi ka raportuar 2.459 milion raste.