Italia regjistroi, të enjten, një ulje të rasteve të reja me Covid-19, por po ashtu është ulur edhe numri i testimeve të kryera.
Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 18 020 të infektuar të rinj nga 121 275 testime.
Të mërkurën u regjistruan 20 331 raste të reja me koronavirus pas kryerjes së më shumë se 178 mijë testimesh.
Itali ka regjistruar në 24 orët e fundit 414 viktima, duke e çuar në 77 291 numrin total të personave që kanë humbur jetën. Ditën e mërkurë ishin 548 viktima.