Italia rrit kufizimet për shkak të numrave të lartë të infeksioneve

Nga Exit News
Italia rrit kufizimet për shkak të numrave të lartë të infeksioneve

Italia ka rritur kufizimet në pesë nga 20 rajonet e vendit për të ndaluar rritjen e rasteve. Vendimi erdhi pas lajmërimit të ekspertëve për një rritje të varianteve të reja shumë ngjitëse të koronavirusit.

Sipas Reutersit, për herë të parë që nga fundi i janarit, dy rajone – Bazilikata dhe Molise – u kthyen në zonë të kuqe. Kjo do të thotë që baret, restorantet dhe dyqanet duhet të mbyllen, lëvizja të jetë e kufizuar.

Tre rajone u zhvendosën nga zonat e verdha në portokalli: Lombardia dhe Piemonte, në të cilat ndodhen qytetet e pasura veriore të Milanos dhe Torinos.

Në këto zona, restorantet dhe baret janë të mbyllura, njerëzit nuk lejohen të largohen nga qytetet e tyre, përveç për raste urgjente pune dhe shëndetësore.

Ishulli i Sardenjës u bë rajoni i parë që kali në zonë të bardhë me kufizime minimale. Vendimi i sotëm do të thotë që nga e hëna, kur të bëhet efektive, dy rajone do të klasifikohen si të kuqe, nëntë si portokalli, tetë si të verdhë dhe një si të bardhë.

Dje, ministria e shëndetësisë raportoi një rritje të vazhdueshme të infeksioneve, me 20,499 raste të reja ditore, nga 19,886 një ditë më parë. Gjatë pesë ditëve të fundit, rastet e reja janë rritur me 35% në krahasim me të njëjtën periudhë javën e kaluar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>