
Italia ka shënuar rritje të numrit të viktimave nga COVID-19 por ulje të rasteve në 24 orët e fundit.
Autoritetet raportojnë 8 585 rastet e reja me COVID-19 dhe 445 viktima, 140 më shumë se dita e djeshme.
Me shifrat e sotme, bilanci total i viktimave në vendin fqinj shkon në 72 370 persona.
Rajoni më i goditur mbetet Veneto me 2782 raste, i ndjekur nga larg nga Lacio me 966 dhe Emilia Romanja me 750.
Italia ka nisur vaksinimin e punonjëseve të spitaleve dhe të moshuarve me vaksinën e Pfizer kundër COVID-19.