Italia shkurton kohën e karantinës për 30 vende të botës

Nga Exit News
Italia shkurton kohën e karantinës për 30 vende të botës

Italia ka shkurtuar ditët e karantinës për vizitorët nga 30 vende të ndryshme, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, sipas rregulloreve që hyjnë në fuqi nga e marta.

Në vend të karantinës dy-javore, vizitorë nga këto vende, shumica e të cilave janë në Bashkimin Evropian, u duhet të kalojnë vetëm pesë ditë në izolim, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

Ata duhet të paraqesin një test negativ të Covid19 brenda 48 orëve nga mbërritja në Itali dhe të bëjnë një test të dytë pas përfundimit të karantinës pesë-ditore.

Në janar, Italia ndaloi udhëtarët që kishin qëndruar në, ose kishin kaluar tranzit në Britani, për shkak të mutacionit të ri të koronavirusit.

Italia u mbyll gjatë festës së Pashkës. Por, nga e marta, disa rajone do të kthehen në “portokalli”, me lehtësim të kufizimeve të lëvizjes, por baret dhe restorantetë do tembeten të mbyllura.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>