Italia vendos masa shtesë gjatë festave të fundvitit

Nga Exit News
Italia vendos masa shtesë gjatë festave të fundvitit

Italia ka vendosur masa të reja kufizuese për festat e fundvitit. Kryeministri Giuseppe Conte deklaroi se duhet të jemi të kujdesshëm për të parandaluar valën e tretë në janar.

Rregullat e reja përfshijnë ndalim qarkullim, mbyllje të bareve dhe restoranteve si dhe qendrave tregtare.

Do të vendoset ndalin qarkullimi nga ora 22:00 deri në 05:00 ndërsa në 1 janar kjo do të zgjatet deri në 07:00.

Pistat e skive do të qëndrojnë të mbyllura deri më 7 janar. Hotelet mund të qëndrojnë të hapura por vaktet mund të porositen vetëm përmes shërbimit në dhomë. Nga 4 dhjetori deri më 6 janar, dyqanet do të lejohen të qëndrojnë të hapura deri në orën 21:00 për të shmangur mbipopullimin, por qendrat tregtare do të mbyllen gjatë fundjavës.

Sipas rregullave të reja, restorantet do të lejohen të hapen për drekë në Ditën e Krishtlindjes, por çdo festë në ambientet publike të tilla si baret janë të ndaluara.

Përjashtimet e vetme nga ndalimi i udhëtimit do të jetë lejimi i vizitave tek të afërmit që janë vetëm ose jo mirë nga ana shëndetësore dhe për çiftet që jetojnë në rajone të ndryshme.

Italia ka rregjistruar që nga fillimi i pandemisë 1.6 milionë ndërsa 58,038 viktima.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>