Italianët në Shqipëri zgjedhin Renzin

Italianët në Shqipëri zgjedhin Renzin

Ditën e dielë më 30 prill, në Itali dhe në vendet e tjera u zhvilluan primaret e Partisë Demokratike Italiane (PDI) për të zgjedhur Sekretarin Kombëtar.

Sikurse ndodhi katër vjet më parë, edhe kësaj herë rrethi i PDI-së në Tiranë ngriti një qendër votimi pranë selisë së Partisë Socialiste.

Në zgjedhje morën pjesë më shumë se 1,8 milionë italianë. Lista e Kryeministrit Matteo Renzi mori 70 për qind të votave, ndërsa lista e Ministrit të Drejtësisë Andrea Orlando mori 20 për qind të votave. Në fund u rendit lista e Guvernatorit të Rajonit të Pulias Michele Emiliano me më pak se 10 për qind të votave.

Në qendrën e votimit në Tiranë, edhe për shkak të fundjavës së gjatë, votuan vetëm 29 persona në krahasim me katër vjet më parë ku votuan 35 persona. Rezultati i zgjedhjeve ishte si më poshtë: 24 vota për Renzin, katër për Orlandon dhe një votë e pavlefshme.

Duke qenë se Renzi fitoi më shumë se gjysmën e votave, votimi i Asamblesë Kombëtare u bë i panevojshëm, dhe ai u zgjodh direkt Sekretar Kombëtar i Partisë Demokratike.

 

Lajme te ngjashme