
Japonia ka konfirmuar një numër rekord të infektuarish, 1580 të infektuar të rinj, të premten. Zonat më të prekura sipas medias locale janë Tokio dhe Osaka.
Me nisjen e sezonit të pushimeve javën e ardhshme, autoritetet janë të shqetësuara se kjo do të ndikojë në përhapjen e virusit.
Tokoi raportoi 464 raste të reja, pak më pak se sa 472 raste të konfirmuara në total në 7 ditët e kaluara. Ndërsa, guvernatori i Tokios i ka kërkuar banorëve të mos udhëtojnë për pushime.