Joka: LSI po përgatitet të padisë penalisht PS për blerje votash

Nga Exit News
Joka: LSI po përgatitet të padisë penalisht PS për blerje votash

LSI-ja po përgatit kallëzim penal për PS-në, për blerje votash para zgjedhjeve. Kështu u shpreh Etion Joka kandidat për deputet i LSI-së, në njësinë numër 1 në Tiranë, në emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report Tv.

Ai akuzoi PS-së se po bënë lojë të pisët, duke trembur qytetarët dhe duke u përpjekur të blej vota me ndihma të ndryshme:

“PS-ja ka një lojë të pistë, pazaresh dhe tavolinash, në njësinë nr,1 nuk po bëhet fushatë nga PS-ja, por po intimidohen qytetarët, fushata më agresive, por përgatisim një dosje për kallëzim se po shpërndahen hipotekë, për mbushje të zyrash të bashkëqeverisjes më pako e ndihma për të shkuar tek njerëzit në një mënyrë jo të drejtë”.

Ai komentoi edhe largimin e figirave të PS-së nga lista e Tiranës:

“Kemi individ dhe emra që janë spostuar dhe ofenduar, ndërkohë që kanë qenë kolona udhëheqës, promovim njerëzit për shoë mediatk, për të krijuar një shkëputje nga hallet e përditshme, kjo është luftë e rikthimit të Shqipërisë në drejtimin e duhur”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>