Ju kujtohet peticioni i shoqërisë civile për vetingun— ku janë tani?

Nga Alba Mborja
Ju kujtohet peticioni i shoqërisë civile për vetingun— ku janë tani?

Në fund të shkurtit 2017, ndërsa Partia Demokratike kishte bojkotuar Kuvendin dhe kishte ngritur çadrën  dhe Kryeministri Rama e akuzonte atë se kishte hyrë në çadër për të penguar vetingun, në publik u hodh peticioni i quajtur Të shpëtojmë vetingun i 50 organizatave të ashtuquajtura të shoqërisë civile, të i kemi renditur në fund të këtij artikulli.

Peticioni u drejtohej deputetëve dhe ambasadave të huaja dhe ishte titulluar dhe duke folur në emër të shoqërisë shqiptare shpallte publikisht se:

Shoqëria shqiptare kërkon zbatimin sa më të shpejtë dhe të plotë të hapit të parë të reformës: ligjit të vetingut.

Të vetëdijshëm për rëndësinë e vetingut, peticionistët u shprehën se:

Ngritja e institucioneve të vetingut i hap rrugën reformës rrënjësore të sistemit gjyqësor, duke qenë edhe kushti kryesor për avancimin e Shqipërisë drejt hapjes së negociatave për anëtarësim në BE. Kjo u konfirmua edhe nga Komisioneri për zgjerimin, i cili shprehu edhe gadishmërinë e Komisionit Europian për të shtyrë përpara këtë proces sapo të ketë filluar funksionimi i vetingut.

Duke ju drejtuar deputetëve në përgjithësi, por ishte e qartë se shënjestra e tyre ishin deputetetët e PD-së, peticionistët u kërkuan atyre:

Tregoni përgjegjshmëri politike dhe integritet, duke u angazhuar për formimin e institucioneve të vetingut.

Por pjesa më e rëndësishme e peticionit dhe shkaku që na e solli në mend peticionin është betimi që autorët bënë  në fund të tij:

Të bindur se politika duhet t’i bindet vullnetit të qytetarëve, organizatat e shoqërisë civile do të vijojnë të ngrenë zërin, në mënyrë të pandalshme për të nxjerrë para përgjegjësisë politikanët shqiptarë për detyrat e tyre politike, institucionale dhe morale, në lidhje me zbatimin e ligjit të vettingut dhe integrimin europian.

Duke parë gjithë atë shqetësim për vetingun dhe veçanërisht betimin e mësipërm për të ngritur zërin për të nxjerrë përpara përgjegjësisë politikanët, shumë kush mund të ketë pritur që ata të reagonin sërish tani që po zgjidhet një prokuror pa veting dhe po shkelet Kushtetuta. Të tjerë mund të kenë pritur që ata të kishin reaguar kur u mësua se ministri i Brendshëm ishte bashkëpunëtor i trafikantëve të drogës, trafiku i së cilës është një nga shkaqet e mban Shqipërinë jashtë Europës.

Por jo, ata nuk reaguan, as atëhere dhe as tani. Arsyen mund ta marrë me mend çdo kush.

Lista e organizatave që firmosën peticionin

  1. Agjencia e Zhvillimit Rajonal, Durrës
  2.  Agjensia Rajonale e Zhvillimit, Korçë
  3.  Albanian Community Assist
  4.  Aleanca Gjinore për Zhvillim
  5.  Balkan Youth Link Albania (BYL-A)
  6.  Brave New Generation
  7.  Business Improvement District Shkodra
  8.  Creative City, Shkodër
  9.  Epoka e Re, Fier
  10.  Fondacioni Gjirokastra
  11.  Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë
  12.  Fondacioni Syri i Medias së Re, Gjirokastër
  13.  Forumi i Mendimit të Lirë
  14.  Green Line Albania
  15.  Gruaja Intelektuale Pogradecare
  16.  Gruaja në Zhvillim Korce
  17.  Instituti AGENDA
  18.  Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi
  19.  Instituti Shqiptar per Zhvillim Politikash
  20.  Intelektualet e Rinj Shprese (IRSH), Shkodër
  21.  Klubit Ekologjik, Elbasan
  22.  Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme e për Demokraci të Qendrueshme
  23.  Kongresi Rinor Kombëtar
  24. Legambiente Vlore
  25.  Lëvizja MJAFT
  26.  Lëvizja Evropiane (EMA)
  27.  Levizja Rinore Puke
  28.  Lions Club Pogradec
  29.  Mjedisi dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm (ESD)
  30.  Mjedisi dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm(ESD)
  31.  New Bridged, Berat
  32.  Observatori për të Drejtat e Fëmijëve
  33.  Organizata “Green Vision”, Vlorë
  34.  Organizata Reforma Reale
  35.  Partnerët Shqipëri për Ndyshim dhe Zhvillim
  36.  Projekte Vullnetare Nderkombetare
  37.  Qendra “Grupimi Ekolevizja”
  38.  Qendra e Zhvillimit të Shoqerine Civile, Durres
  39.  Qendra e Zhvillimit të Shoqërisë Civile Korcë
  40.  Qendra Genesis, Shkodër
  41.  Qendra Rinore, Vlorë
  42.  SEEP
  43.  Shërbimi Ligjor Falas Tiranë (TLAS)
  44.  Shoqata Artizanatit Pogradec
  45.  Shoqata e Grave Profesioniste, Afariste & Zejtare, Shkodër
  46.  Shoqata Gruaja drejt Integrimit, Pukë
  47.  Shoqata Maqedonase “Ilinden”, Tiranë
  48.  Shoqata per Integrimin e Zonave Informale (SHIZI)
  49.  Tjetër Vizion, Elbasan
  50.  #ZeriIntegrimit

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>