
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka njoftuar se është në gjendje të mirë shëndetësore, pavarësisht infektimit me koronavirus.
Njoftimin Veseli e bëri përmes një shënimi në rrjetin social Facebook, ku i bëri thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat e mbrojtjes dhe distancimit social.
Veseli do të qëndrojë në vetëizolim deri në shërim të plotë.