11 punonjësit e portit të Durrësit, nën hetim për lejimin e një kamioni me 8 ton drogë në shkurt 2017, akuzohen vetëm për “shpërdorim detyre” dhe jo për “trafik ndërkombëtar droge”. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka pushuar hetimet dhe ja ka kaluar çështjen Prokurorisë së Durrësit.
Kamioni me 8 tonë kanabis që kaloi pa u zbuluar në dy pika të rëndësishme kufitare në Qafë Thanë dhe në Durrës, u bë një ndër çështjet më të diskutuara për dështimin e një sërë institucionesh.
Kamioni që kishte si destinacion final Belgjikën, kaloi pa u vënë re në dy doganat shqiptare, por u kap në Itali. Janë të paktën një sërë institucionesh shqiptare si policia kufitare në Qafë-Thanë dhe në Durrës, Dogana në Qafë Thanë dhe në portin e Durrësit dhe Policia e Shtetit që më veprimet apo mosveprimet e tyre lejuan trafikimin e 8 tonëve kanabis.
Gjithsesi tashmë të 11 punonjësit akuzohen vetëm për shpërdorim detyre dhe dënimi që mund të marrin do të jetë shumë më i ulët nga ai që rrezikonin për të gjykoheshin për “trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike”.