Kancelarja gjermane Merkel kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan

Kancelarja gjermane Merkel kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan

Kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh sot kundër ndryshimit të kufijve në vendet e Ballkanit Perëndimor, ide që kohët e fundit po qarkullon si zgjidhje për konfliktin Kosovë-Serbi.

Në një konferencë të përbashkët  shtypi bashkë me kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Denis Zvizdip, Angela Merkel tha se megjithëse ka tendenca të caktuara në Ballkan për rivendosje të kufijve, një gjë e tillë, sipas saj, nuk duhet të bëhet.

Merkel tha se për vendet e Ballkanit Perëndimor ka një prespektivë evropiane dhe ajo është rruga që duhet të ndjekin.

Ditët e fundit, liderët e Serbisë e Kosovës kanë deklaruar se shkëmbimi i territoreve, specifikisht kalimi i Mitrovicës së Veriut Serbisë dhe i Luginës së Preshevës Kosovës, mund të jetë zgjidhja e konfliktit Serbi-Kosovë.

Deri më tani, banorët e Mitrovicës së Veriut nuk e kanë mbështetur këtë propozim.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>