Vetëm kandidati i LSI-së në Kukës fo të jetë në listën e PD-së, në qarqet e tjera do të ketë lista të ndara.
Kështu u shpreh kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një intervistë në A2CNN, të premten.
Ajo sqaroi se Hajri Laci, kandidat i LSI-së në Dibër nuk mund të hyjë në listën e PD se duhej një femër dhe Vangjel Tavo, kandidat në Gjirokastër do të garojë me listën e LSI.
“Kështu që ne automatikisht jemi të detyruar që të dalim me listë me vete. Mandati i Dibrës është një mandat i konsoliduar, pasi kujtojmë që në 2017-n LSI kishte kundër PDIU-në, Partinë Demokratike dhe Partinë Socialiste”, deklaroi Kryemadhi.