49 kilogramë kokainë janë sekuestruar mëngjesin e së enjtes në portin e Durrësit. Sipas njoftimit të policisë, kokaina ishte fshehur në kontenierët e bananes.
Sasia e kokainës vinte nga Ekuadori drejt Shqipërisë. Destinacioni i saj ishte Maminasi.
Policia arrestoi dhe administratorin e firmës së bananeve, Selim Çekaj, banues në Sauk, Tiranë.
Çekaj është babai i Arbër Çekaj, i dyshuar për trafikimin e 613 kilogramëve kokainë, në portin e Durrësit.
Selim Çekaj themeloi kompaninë Ecolamax, me objekt tregti bananesh 21 ditë pasi i biri u arrestua për 613 kilogramë kokainë.