
69 imigrantë të paligjshëm shqiptarë dhe 3 anëtarë të anijes u arrestuan pasi një anije peshkimi u kap nga policia britanike, njoftoi Agjensia Kombëtare e Krimit. Anija ishte nisur nga Blegjika për në portin e Harwich, të mërkurën.
Agjensia britanike ka nisur një hetim për trafikimin e emigrantëve. Dy drejtuesit anijes ishin me kombësi letoneze dhe një ishte me origjinë ukrainase.
“Kjo ishte qartazi një incident i rëndësishmë në përpjekje për të shkelur ligjet britanike”, tha përfaqësuesi i Agjensisë Craig Naylor.