
Mbi një kilogram kokainë e pastër u kap në portin e Brindisit, të dielën, e fshehur në një kampong shqiptar. Policia arrestoi shoferin e kamionit. Lajmi u publikua nga media italiane Brindisi Oggi.
Droga u zbulua me ndihmën e pajisjeve skanuese të Autoritetit Doganor dhe me qentë antidrogë të Guardia di Finanza.
Çmimi në treg i kokainës arrin në mbi 400,000 euro.