Vendosja e karantinës deri në fund të nëntorit, rrezikon të anullojë hapjen e tregjeve të Krishlindjeve në Gjermani.
Çdo vit në Gjermani, tregjet e Krishlindjeve hapen në mes të nëntorit deri në fund të dhjetorit.
Përafërsisht 160 milion vizitorë në tregje të tilla gjenerojnë çdo vit të ardhura prej afër 3 miliardë eurosh. Kjo do të thotë se shumë ekonomi lokale do të dëmtohen nga masat e marra nga qeveria gjermane.
Sipas Presidentit të Shoqatës së Tregtarëve në Gjermani, Albert Ritter organizimi këtyre tregjeve është pjesë e kulturës vendase dhe anullimi i tyre do të ndikonte në psikologjinë e qytetarëve.
Në fillim të javës, Kancelarja gjermane Angela Merkel njoftoi karantinën kombëtare deri në fund të nëntorit për shkak të numrit të madh të trë infektuarve me koronavirus.