
Komisioni i Animimeve dhe Sanksioneve, KAS caktoi të henën relatorët për 15 kërkesat ankimore të paraqitura nga subjektet zgjedhore, për zgjedhjet e 25 prillit.
Relatorët e zgjedhur me short janë:
Elvin Lako, relator për ankimimin e PD-së për qarqet Vlorë, Shkodër dhe Elbasan.
Elvis Çefa, relator për ankimim e PD-së për qarkun Korçë 3 dhe dy ankimimet e LSI-së për qarqet Berat dhe Durrës.
Ilir Rusmajli, relator i dy ankimimeve të PD-së për qarqet Berat dhe Fier dhe kërkesën e koalicionit ABEOK.
Koli Bele, relator për dy ankimimet e PD-së për qarqet Durrës dhe Gjirokastër si dhe për ankimimin e LSI-së për qarkun Berat.
Ledio Braho, relator për ankimimin e PD-së për qarkun e Tiranës, për ankimimin e LSI-së për qarkun Gjirokastër dhe ankimimin e ABEOK.
Në KAS u dorëzuan 15 kërkesa ankimore për ripërsëritje të zgjedhjeve. të dielën PD dorëzoi dosjen për ripërsëritjen e zgjedhjeve në 9 qarqe të vendit.
Ndërsa më parë, lsi ka kërkuar ripërsëritjen e zgjedhjeve në Durrës, Gjirokastër, Korçe e Fier.