Komisioni i Sanksioneve dhe Ankesave pranoi të hënën ankesën, e paraqitur nga organizata Qëndresa Qytetare, për rishqyrtimin e akuzave të ngritura ndaj kandidatëve socialist Alqi Bllako, Kledina Skendo, Alfred Muharremi dhe Bashkisë Tiranë për përdorimin e aseteve publike në fushatë.
Lajmi u bë i ditur në mediat sociale nga vetë organizata e të rinjëve, të cilët theksojnë se, më herët, Komisioneri Shtetëror kishte rrëzuar për akuzat e ngritura prej tyre, por, tashmë i duhet ta ribëjë hetimin nga e para.
Po ashtu Komisioni vendosi se në rast se Komisioneri do të gjejë kundravajtje, ka detyrë t’i rekomandojë KAS-it sanksionet e nevojshme adminsitrative.