KAS rrëzon PD dhe LSI për përsëritjen e zgjedhjeve në Vlorë

Nga Exit News
KAS rrëzon PD dhe LSI për përsëritjen e zgjedhjeve në Vlorë

Komisioni i Ankimimeve në KQZ  rrëzoi kërkesën e PD-së dhe LSI-së për përsëritje të zgjedhjeve në qarkun e Vlorës. Në mbledhjen e sotme, 20 maj, KAS u shpreh se kundër këtij vendimi partitë mund të ankohen në Kolegjin Zgjedhor në Gjykaten Administrative të Apelit.

Provat e paraqitura nga PD ishin se 23 zgjedhës në Qarkun e Vlorës kanë vendosur shenjat e gishtave të tyre për të identifikuar 60 votues.

“Në foton e parë me nr.rendor 7 rezulton se e njëjta shenjë gishti është përdorur për identifikimin e dy zgjedhësve në dy qarqe të ndryshme: njëri në bashkinë Vlorë dhe tjetri në bashkinë Ura Vajgurore, Berat.

Në foton e dytë me nr.rendor 19 rezulton se i njëjti person ka votuar dy herë, një herë në bashkinë Konispol, dhe herën tjetër në bashkinë Sarandë. Po në këtë foto me nr.rendor 21, rezulton se e njëjta shenjë gishti është përdorur për identifikimin e 12 zgjedhësve, pra potencialisht i njëjti person ka votuar 12 herë”, u shpreh përfaqësuesi i PD-së në KAS, në mbledhjen e mëngjesit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>