
Qeveria e Katarit i dhuroi, të shtunën, spitaleve Covid pajisje dhe mjete ndihmëse për luftën kundër pandemisë së koronavirusit.
Pajisjet u dorëzuan nga ambasadorja e Katarit në Shqipëri Nada Abdul Rahman Al-Sayed, gjatë një ceremonie në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Zëvendëministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli falenderoi Katarin për mjetet dhe tha se ‘pajisjet kanë ardhur në kohën e duhur për t’u përballur me fluksin e koronavirusit në vend’.
Në dy spitalet Covid, aktualisht, po trajtohen më shumë se 203 pacientë me koronavirus.