Katër policë të plagosur në Mitrovicë, Vuçiçi vë ushtrinë në gatishmëri

Katër policë të plagosur në Mitrovicë, Vuçiçi vë ushtrinë në gatishmëri

Katër policë janë plagosur në Mitrovicën e Veriut gjatë një operacioni në disa qytete të Kosovës për arrestimin e personave të përfshirë në kontrabandë dhe në grupe kriminale.

Policia ka arrestuar dhjetëra vetë, duke përfshirë edhe oficerë policie të etnive të ndryshme – shqiptarë, serbë e boshnjakë. Ata dyshohen nga prokuroria për kontrabandë, pjesëmarrje në grupe kriminale të organizuara, korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Policia e Kosovës ka hausr rezistencë vetëm në Mitrovicën e Veriut, e populluar nga shumicë serbe. Autoritetet bashkiake në këtë zonë ndezën sirenat në qytet kur nisi operacioni policor. Qytetetarë të zonës ngritën barriera në rrugë dhe gjuajtën me armë zjarri ndaj policisë.

Mediat në Serbi raportuan se operacioni po zhvillohej vetëm në Mitrovicën e Veriut dhe kishte lidhje me vrasjen e policit Enver Zymberi në vitin 2011 dhe të politikanit Oliver Inanoviç në 2018. Policia e Kosovës i përgënjeshtroi këto informacione. Ajo tha se operacioni po zhvillohej në bazë të hetimeve të prokurorisë kundër kontrabandës, korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë.

Kryeministri Ramush Haradinaj e konfirmoi operacionin, duke thënë se ai po zhvillohej “kundër krimit të organizuar” dhe se kishte në shënjestër edhe oficerë të policisë dhe të doganave. Haradinaj shtoi se operacioni u shtri në disa qytete të vendit, dhe se krimi i organizuar dhe kontrabanda nuk kanë kombësi.

Kryeministri Haradinaj dhe Presidenti Thaçi i bën thirrje qytetarëve të etnisë serbe në Kosovë që të ruanin qetësinë dhe të mbështesnin policinë në luftën kundër krimit.

Aljazeera raporton se Presidenti Aleksandar Vuçiç ka urdhëruar ushtrinë dhe policinë të vihet në gjendje gatishmërie. Në kufirin me Kosovën janë vërejtur lëvizje të trupave ushtarake serbe. Vuçiçi pritet të flasë në parlamentin serb në lidhje me situatën.

Misioni KFOR u shpreh se po e vëzhgonte situatën dhe se është i gatshëm të ndërhyjë në rast nevoje. KFOR shtoi se ky ishte vetëm një operacion policor në vijim të hetimeve të prokurorisë kundër korrupsionit dhe kontrabandës. Misioni bëri thirrje për të ruajtuar qetësinë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>