Instituti për Lirinë e Medias dhe disa organizata të tjera të lirisë së shtypit kanë paraqitur një raport mbi shkeljet e lirisë së medias në vendet evropiane dhe ato kandidate gjatë pandemisë së Covid-19.
Raporti u diskutua me Zëvendëspresidenten e KE-së për Transparencën dhe Vlerat Vera Jurova.
Dy probleme u vunë re në Shqipëri:
Së pari, mesazh zanor i Kryeministrit Rama përmes kompanisë Vodafone, që i këshillonte njerëzit të lanin duart dhe të mbronin “veten nga media”.
E dyta ishte sulmi ndaj gazetarit të televezionit Ora News, Elio Laze, nga një punonjës i firmës së ndërtimit Salillari. Gazetari filmoi punonjësit e kompanisë duke punuar ne shkelje të rregullave të shtetrrethimit dhe një prej tyre e zulmoi fizikisht atë.
IPI theksoi se:
Gjatë krizës së Covid-19, nevoja për informacion është thelbësore.
Media e pavarur po luan një rol kryesor që qytetarët të kenë akses tek lajmet e vërteta mbi pandeminë.
Për më shumë, në një periudhë kur të drejtat themelore të qytetarëve u pezulluan, gazetarët po luajnë një rol kyç në diskutimin dhe monitorimin e masave të marra nga qeveria.
Fatkeqësisht, në të njëjtën kohë, disa nga qeveritë e BE-së dhe nga vendet kandidate kanë përfituar nga legjislacioni i gjendjes së emergjencës, për të vendosur kufizime të cilat prekin lirinë e shtypit.
Ndërsa disa nga masat kanë kërcënuar lirinë e shtypit në mënyrë të paqëllimshme, të tjera masa jnaë marrë në mënyrë të qëllimshme.
Teksa disa nga kufizimet e të drejtave themelore mund të jenë të domosdoshme për të luftuar pandeminë, ato që kufizojnë median janë të qëllimshme dhe pa efekt në pandemi.
Firmëtarët e raportit përfshijnë organizata si Neni 19, Komitetin për Mbrojtjen e Gazetarëve, Qendra Evropiane e Shtypit dhe e Medias së Lirë, Federata e Gazetarëve, Liria pa Kufi e Shtypit, Indeksi i Censurës, Federata Ndërkombëtare e Reporterëve pa Kufij.
Pas takimit, Jurova postoi në Twitter se liria e fjalës dhe aksesi në informacion janë të rëndësishme sot më shumë se kurrë.