Komisioni Evropian firmosi marrëveshjen me firmën farmaceutike CureVac për blerjen e vaksinës së Covid19. Kjo është marrëveshja e katërt e firmos nga KE me firmat farmaceutike për blerjen e vaksinës. Më parë KE firmosi marrëveshje me firmën Sanofi më 31 korrik, me Johnson&Johnson me 13 gusht, dhe me AstraZeneca më 14 gusht.
Banka Evropiane për Zhvillim në korrik i dha një borxh prej 75 milionë euro kompanisë CureVac për prodhimin e një vaksine të sigurtë.
KE do të blejë 225 milion doza të vaksinës, të cilat do të shpërndahen në ët gjitha vendet e BE-së, dhe në vendet e mesme dhe të varfra. KE ka vendosur që të sigurojë vaksinën e Covid19 për këdo, kudo në botë, ndaj ajo ka ngritur një fond prej 16 miliardë euro që prej 4 majit 2020.