Komisioni Evropian ka propozuar përjashtimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor nga kufizimet e eksportit të pajisjeve mjekësore gjatë pandemisë së koronavirusit.
Kompanitë mund të eksportojnë çdo produkt mjekësor në Ballkan, përveç maskave, pa nevojën e autorizimit.
KE ka nisur bisedimet me vendet anëtare për një skemë të re autorizimi pasi ndaloi eksportin e mjeteve mjekësore jashtë BE-së për periudhën nga 15 marsi deri në 25 prill.
Skema e re do të funksionojë deri në 25 maj, dhe autorizimi për eksport do të kërkohet vetëm për maskat.
Ndryshimi i politikës vjen një javë pasi ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor i kërkuan KE të heqin kufizimet për rajonin.
BE ka dhënë €411 milionë për të ndihmuar 6 vendet e Ballkanit të luftojnë koronavirusin.