Komisioni Evropian nisi të mërkurën procedurat ligjore kundër Gjermanisë për shkak të një vendimit të gjykatës gjermane Kushtetuese, duke argumentuar se po vihej në diskutim ‘integriteti’ i ligjeve të BE-së.
Komisioni njoftoi se do të nisë nëj letër me një lajmërim formal për “shkelje të principeve themelore të ligjeve të BE-së”. Ky është hapi i pari, i cili mund të sjellë edhe sanksione financiare për Gjermaninë.
Vendimi lidhet me një debat mbi epërsinë e ligjit të BE-së dhe vë kundër ish-ministren e brendshme të Gjermanisë, tani presidente e KE-së von der Leyen ndaj ish-shefes së saj, Kancelares Angela Merkel.
Në 2019, gjykata gjermane vendosi që Banka Qendrore Evropiane duhet të sqarojë arsyet e blerjes së bonove, sipas programit të miratuar në 2015, përndryshe blerja e tyre do të ishte e paligjshme sipas ligjeve gjermane.
Kjo ngren shqetësimin se edhe vende të tjera mund të inkurajohen të vënë në diskutim epërsinë e BE-së. Komisioni e pranoi se ka pasur diskutime për miratimin e ligjit pa pëlqyeshmërinë e Gjermanisë, por këto pakënaqësi u sheshua.
Gjermani ka dy muaj kohë ti përgjigjet KE-së. Nëse cështja nuk zgjidhet deri atëherë, KE ka të drejtë ti drejtohet Gjykatës Evropiane.