KE parashikon ulje 4,8% të ekonomisë shqiptare më 2020

Nga Exit News
KE parashikon ulje 4,8% të ekonomisë shqiptare më 2020

Ekonomia e Shqipërisë ka pësuar rënie të ndjeshme gjatë 3-mujorit të parë të këtij viti, duke reflektuar ndikim të menjëhershëm të epidemisë së koronavirusit, ka vlerësuar Komisioni Evropian në një raport mbi gjendjen ekonomike të vendeve kandidate dhe të mundshme kandidate.

Sipas Komisionit rënia ekonomike do të thellohet gjatë gjithë vitit 2020, duke rikuperuar shumicën e kësaj rënie gjatë vitit 2021.

Komisioni raporton se rënia e ekonomike e Shqipërisë ka filluar që në vitin 2019—prodhimi ekonomik në 3-mujorin e fundit 2019 ishte 0,1 % më i ulët se ai i të njejtës periudhë një vit më parë, rënia është thelluar ndjeshëm gjatë tre mujorit të parë 2020, kur ekonomia ra me 2,5% në krahasim 3-mujorin e parë të vitit 2019.

Rënia ekonomike ka vazhduar në tre mujoriun e dytë të këtij viti, dhe parashikimi i Komisionit Europian është që prodhimi vjetor i vendit për vitin 2020 do të bjerë me 4,8%.

Parashikimi për vitin 2021 është optimist—KE parashikon një rritje prej 4,2%—por rritja e konomike nuk do të kompensojë dot plotësisht rënien e këtij viti.

Me përjashtim të bujqësisë dhe aktiviteteve të pasurive të patundshme, prodhimi ekonomik u tkurr në të gjithë sektorët

Uljen më të madhe në ekonomi e ka pësuar sektori i ndërtimit, i cili ra me 14,8% në tremujorin e katërt 2019 dhe 16.7% në tremujorin e parë të 2020, duke zënë gati gjysmën e rënies totale të ekonomisë për këtë tre mujor.
Ulje të madhe kanë pësuar investimet të cilat u ulën me 12% në tremujorin e katërt të 2019, dhe me 16,7% në tremujorin e parë në krahasim me të njejtën periudhë një vit më parë.

Eksportet gjatë 3-mujorit të parë 2020 ranë me 2,1 për qind.

Papunësia

Në 3-mujorin e parë të 2020, shkalla e papunësisë (15-64 vjet) arriti në 11,9 për qind nga 11,6 për qind në 3-mujorin e katërt të 2019, e cila prapë krahasohet pozitivisht me 12,6 për qind në 3-mujorin e parë 2019.

Rreth 17 mijë persona vlerësohet se kanë humbur punën gjatë 3-mujorit të parë 2020, duke shënuar megjithatë një rritje me të njejtën periudhë me 0,7 për qind kur ndodhi mbyllja e pjesës më të madhe të ekonomisë.

Papunësia më e madhe u regjistrua në bare dhe restorante, me 22 përqind të të gjithë vitit ndërsa për prodhuesit industrial papunësia ra me 4 përqind, e ndikuar nga rënia e punës në industrinë e nxjerrjes së mineraleve dhe industrisë tekstile.

Sidoqoftë, ky vlerësim nuk përfshin humbjet e punës në 3-mujorin e dytë të 2020.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>