KE thirrje Kosovës: Formoni qeverinë; Haradinaj: Brenda 10 ditësh zgjidhet kriza

KE thirrje Kosovës: Formoni qeverinë; Haradinaj: Brenda 10 ditësh zgjidhet kriza

Komisioni Evropian i ka kërkuar Kosovës të formojë sa më shpejt qeverinë dhe të vazhdojë zbatimin e reformave.

Zëdhënësja ë Komisionit Evropian Maja Kocijancic në një intervistë për Gazetën Observer, tha se Kosova nuk ka kohë për të humbur:

“Ne shpresojmë në formimin e Qeverisë së Kosovës. Kosova nuk ka kohë për të humbur. Presim që Qeveria e re me formimin e saj të angazhohet menjëherë në reformat që kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit dhe ekonominë, pritjet për liberalizim të vizave dhe angazhim konstruktiv në Dialogun me Serbinë. ”

Kosova zhvilloi zgjedhje të parakohshme në qershor 2017 e që prej atëherë ende nuk është formuar qeveria. Koalicioni fitues PDK-AAK-NISMA nuk ka arritur ende të sigurojë aleatë të tjerë për të formuar shumicën prej 61 mandatesh. Kriza politike aktuale ka bërë që të mos arrihet të votohet as për kryetarin e ri të Kuvendit.

Kandidati për kryeministër i këtij koalicioni Ramush Haradinaj, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, deklaroi se Kosova do të ketë brenda 10 ditësh qeverinë dhe institucionet e saj të reja.  Zoti Haradinaj tha se ka biseduar me kreun e AKR, Behgjet Pacollin për të gjetur një rrugë drejt zgjidhjes së ngërçit politik. Gjatë intervistës Zoti Ramushi përmendi dhe mundësinë e një koalicioni me bazë të gjerë:

“Pacolli flet se nuk janë shteruar mundësitë ende që të kemi konstituimine Kuvendit, që të kemi një qeveri me bazë të gjerë.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>