Kërcënohet me tritol administratori i klubit të futbollit Vllaznia

Nga Exit News
Kërcënohet me tritol administratori i klubit të futbollit Vllaznia

Administratori i klubit të futbollit Vllaznia, Suad Lici, njoftoi mëngjesin e sotëm policinë pasi rreth orës 9:00 gjeti poshtë makinës një pako, e cila i dha dyshimin se ishte eksploziv.

Mediat raportuan se pakoja ishte mbështjellë me ngjitëse dhe ishte hedhur poshtë pjesës së pasme të makinës. Lici, ish-futbollist i Vllaznisë, e kishte lënë veturën në lagjen Ahmet Haxhija në Shkodër. Zona është pranë stadiumit Loro Boriçi. Për ngjarjen Lici u shpreh:

“[…] Ndoshta lidhet me detyrën, nuk e di. Le t’ia lëmë organeve kompetente, nuk jam unë kompetent, skam konflikt më askënd […] Nuk kam pasur asnjë lloj problematike, kanë kërkuar njerëz sqarime, i kam sqaruar dhe kaq. Sqarime në lidhje me sportin. Unë kam plotësuar kërkesat e drejtuesve të klubit. Unë do të vazhdoj detyrën dhe sot do jem te ndeshja që do kemi. Ta lënë qytetin që të bëjë jetën e vet sportin. Do vazhdoj jetën time private. Jam njeri i lirë edhe pas kësaj ngjarjeje.”

Sipas BalkanWeb, Lici është kërcënuar edhe herë të tjera për shkak të detyrës si administrator i klubit, por ai nuk i ka denoncuar. Lici ka 2 vite si administrator i Vllaznisë. Detyrën e mori 1 muaj pasi Astrit Gjyrezin pati dhënë dorëheqjen në vitin 2018.

Sot Vllaznia ka 101 vjetorin e formimit të klubit, ndërkohë që pasdite, në orën 17:00 skuadra do të luajë në Durrës kundër Teutës.

Shkodra vazhdon të ketë probleme me rastet kriminale. Dy javët e fundit ka pasur dy raste me te shtëna me armë. Kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi ka bërë apel që policia dhe shteti t’u japë siguri qytetarëve pasi ngjarjet e rënda kriminale po ndodhin mes qytetit ndërsa krimi nuk po dënohet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>