
Këshilli Europian deklaroi të mërkurën se mbështet propozimin e Kryeministrit Edi Rama, si kreu i OSBE, për dialog në Bjellorusi dhe është gati të ofrojë asistencë në realizimin e tij.
Në deklaratën zyrtare, KE njofton:
“Ne do të vazhdojmë ta ndjekim situatën nga afër dhe do të jemi të gatshëm të kontribuojmë në përpjekjet për t’i dhënë fund krizës në mënyrë paqësore. BE mbështet plotësisht propozimet e OSBE-së për dialog në Bjellorusi dhe është e gatshme të ofrojë ndihmë për ta përmirësuar atë.”
Ndërkohë që KE vendosi sot se do të vendosë sanksione ndaj personave “përgjegjës për dhunën, shtypjen dhe falsifikimin e rezultateve të zgjedhjeve.”
Një ditë më parë kryeministri Rama në cilësinë e kreut të OSBE propozoi takim me qeverinë dhe opozitën në Bjellorusi me qëllim qetësimin e tensioneve të krijuara pas organizimit të zgjedhjeve presidenciale.