
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike miratoi në mënyrë unanime propozimin e kryetarit Basha për emërimin e Jorida Tabakut, Grida Dumës, Alfred Rushajt dhe Enkeled Alibeajt në postin nënkryetarëve.
Me asnjë votë kundër u miratuan edhe propozimet për drejtuesit e 11 sekretariateve.
Edi Paloka u zgjodh në krye të Këshillit Kombëtar ndërsa Sekretar i Përgjithshëm u rikonfirmua Gazment Bardhi.
Alfred Rushaj do të drejtojë grupin parlamentar të PD ndërsa Alibeaj do të propozohet si zëvendës i kryetarit të Kuvendit.
Lulzim Basha mbajti një fjalim ku paralajmëroi se PD do të kërkojë ndryshime të Kushtetutës për sistemin zgjedhor dhe administrimin e territorit.