Këto janë masat drastike në të gjithë Europën

Nga Exit News
Këto janë masat drastike në të gjithë Europën

Me përhapjen e shpejtë të koronavirusit në Europë dhe rritjen e numrit të personave të prekur, të gjitha shtetet europiane kanë marrë masa për të kufizuar aktivitetet publike.

Shqipëria ka qenë pas Italisë vendi i parë që ka marrë të gjitha masat drastike për të pezulluar mësimin, aktivitetet publike, sportive, ndalimin e fluturimeve kufizimin e lëvizjes. Ndryshe nga çdo vend tjetër, Shqipëria njësoj si Italia ka kufizuar edhe lëvizjen e këmbësorëve, duke ndaluar lëvizjen e qytetarëve pas orës 18:00 që tejkalon edhe masat e Italisë.

Bazuar në një artikull të britanikes The Guardian, Exit News ju sjell më poshtë masat që ka marrë secili shtet.

Shtetet që kanë mbyllur shkollat dhe universitetet janë:

Shqipëria, Austria, Belgjika, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Islanda, Irlanda, Italia, Latvia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Moldavia, Holanda, Macedonia e Veriut, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Zvicra, Ukraina.

Të vetmet vende që nuk kanë mbyllur ende shkollat janë Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Shtetet që kanë vendosur kufizime për udhëtimet janë:

Shqipëria, Austria, Belgjika, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Irlanda, Italia, Latvia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Moldavia, Holanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Zvicra, Ukraina, Suedia.

Të vetmet vende që nuk kanë vendosur ende kufizime për udhëtimet janë Mbretëria e Bashkuar, Maqedonia e Veriut, Islanda, Finlanda.

Shtetet që kanë pezulluar aktivitetet publike janë:

Shqipëria, Austria, Belgjika, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Islanda, Irlanda, Italia, Latvia, Lituania, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Zvicra, Ukraina, Suedia.

Të vetmet vende që nuk kanë pezulluar aktivitetet publike janë: Mbretëria e Bashkuar, Kroacia, Malta, Moldavia, Maqedonia e Veriut.

Shtetet që kanë pezulluar kampionatet sportive dhe aktivitetet sportive janë:

Mbretëria e Bashkuar, Shqipëria, Austria, Belgjika, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Islanda, Irlanda, Italia, Latvia, Lituania, Holanda, Norvegjia, Polonia, Rumania, Sllovakia, Spanja.

Të vetmet shtete që ende nuk kanë pezulluar kampionatet dhe aktivitetet sportive janë:

Kroacia, Luksemburgu, Malta, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Portugalia, Serbia, Sllovenia, Zvicra, Ukraina dhe Suedia.

Të vetmet masa që deri më tani kanë bërë që në Vuhan të Kinës, aty ku lind virusi, dhe në Codogno të Italisë, epiqendra italiane e virusit, të mos ketë më persona të rinj të infektuar janë:

 – Distancimi social përfshirë ndërprerjen e çdo lloj kontakti me njerëz të tjerë jashtë shtëpisë.

 – Izolimi në shtëpi dhe mundësisht në një dhomë të veçantë i personave që shfaqin simptoma si temperaturë, ethe, kollë, për të paktën 2 javë.

 – Karantinimin e familjeve ku dikush ka simptoma për 14 ditë, për të lejuar mjaftueshëm kohë për shfaqjen e simptomave tek të tjerët.

 – Distancimi social për të gjithë personat mbi 70 vjeç dhe ata me probleme të tjera shëndetësore, duke u kërkuar atyre të qëndrojnë në shtëpi.

 – Mbyllja e shkollave dhe universiteteve.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>