Kina miraton vaksinën e 2-të kineze të Covid-19

Nga Exit News
Kina miraton vaksinën e 2-të kineze të Covid-19

Kina ka miratuar vaksinën e dytë Covid-19 të prodhuar nga një kompani kineze, Sinovac, raporton AFP, të shtunën. Vaksina u administrua tek grupet e me rrezik të lartë ekspozimi ndaj virusit, dhe prej të shtunën do të nisë të përdoret gjërësisht.

Miratimi erdhi pas disa testimeve brenda dhe jashtë Kinës, si në Brazil dhe në Turqi. Megjithatë rezultatet ende duhet të konfirmohen tha kompania Sinovac në një njoftim për shtyp.

Sinovac ka treguar 50% mbrotje në testimin e kryer në Brazil dhe 80% mbrojtje në pacientët e shtruar në spital. Rezultatet tregojnë se vaksina ofron mbrojtje dhe ka krijon imunitet në të gjitha grupet e popullsisë.

Në dhjetor, Kina miratoi përdorimin e vaksinës së prodhuar nga kompania kineze Sinopharm. Deri më tani vaksina kineze është blerë nga vende si Senegali, Indonesia, dhe Hungaria.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>