Kina tallet me Indinë për krizën e Covid-19

Nga Exit News
Kina tallet me Indinë për krizën e Covid-19

Komisioni Qendror i Çështjeve Politike dhe Ligjore të Partisë Komuniste në një postim në rrjetin weibo u duk se se po tallej me Indinë mbi krizën e rëndë të koronavirusit që kjo e fundit po përjeton.

Sipas një raportimi të BBC, postimi shkruante “Ndezja e një zjarri në Kinë VS ndezja e një zjarri në Indi“, shoqëruar me një imazh të një rakete në Kinë në krah të një fotoje nga djegia e viktimave Covid në Indi.

Postimi u shfaq të shtunën pasdite, por u fshi më vonë.

Llogaria nga ku u botua i përkiste një agjencie zyrtare kineze të zbatimit të ligjit,  e cila ka miliona ndjekës në rrjetin social kinez, Ëeibo.

Përdoruesit e konsideruan postimin të papërshtatshëm

Hu Xijin, kryeredaktori kinez i Global Times, shkroi: “Mbajeni lart flamurin e humanizmit në këtë kohë, tregoni simpati për Indinë dhe vendosni fort shoqërinë kineze në një terren të lartë moral”.

Një ditë më parë, presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi një mesazh ngushëllimi kryeministrit indian Narendra Modi lidhur me viktimat e Covid-19, duke shprehur edhe gatishmërinë për të ndihmuar.

India po lufton për të përballuar një valë të dytë shkatërruese të koronavirusit, me spitalet që luftojnë për të trajtuar pacientët mes një mungese kronike të shtretërve dhe oksigjenit mjekësor.

Të dielën, India regjistroi numrin më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi prej fillimit të pandemisë – 3,689 viktima.

Të shtunën, vendi u bë i pari që regjistroi më shumë se 400,000 raste të reja brenda 24-orësh.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>