Kisha Katolike, kthimi i muzeut Hagia Sofia në kishë nuk ndihmon bashkëjetesën fetare

Kisha Katolike, kthimi i muzeut Hagia Sofia në kishë nuk ndihmon bashkëjetesën fetare

Kreu i Kishës Katolike shqiptare Imzot Xhorxh Frendo mendon se kthimi i muzeut të Hagia Sofisë në xhami nuk i shërben bashkëjetesës mes komuniteteve fetare.

Përmes një qëndrimi zyrtar, Imzot Frendo shkruan:

“Duke qenë se Hagia Sofia i përket trashëgimisë botërore do të duhej të merreshin vendime të bashkërenduara e ai objekt të mbetej i tillë, i hapur dhe i vizitueshëm nga të gjithë dhe duke u përkitur të gjithëve.”

Ditët e fundit presidenti Erdogan ka firmosur dekretin për kthimin e muzeut Hagia Sophia në një xhami.

Hagia Sophia u ndërtua 1,500 vite më parë si një katedrale. Më pas otomanët e kthyen atë në një xhami, por në vitin 1934 u shndërrua në muze.

Ajo është një vend i Trashëgimisë Kulturore Botërore që mbrohet nga UNESCO.

Propozimi ka shkaktuar kritika të forta nga drejtues fetarë apo politik në të gjithë botën.

350 kisha, anëtare të Këshillit Botëror të Kishave, i kanë bërë thirrjeErgodanit të tërheqë vendimin pasi kjo lëvizje do të sjellë përçarje mes komuniteteve fetare.Vendimi u kundërshtua dhe nga Bashkimi Europian.

Ndërsa të dielën, edhe Papa Frencesku u shpreh i pikëlluar për kthimin e muzeut, dikur kishë, në xhami.

Reagimi i presidentit Ergodan ndaj të gjithë kritikëve ishte deklarata për revistën Kriter:

“Vendimi përfundimtar për statusin e Hagia Sofisë ka të bëjë me kombin turk dhe me asnjë tjetër. Është çështje jona e brendshme.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>