Këshilli i Lartë i Gjyqësorit (KLGJ) i ka propozuar presidentit Ilir Meta 4 kandidatë për gjyqtarë në Gjykatën e Lartë.
Emrat e porpozuar nga KLGJ janë:
Sokol Binaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda Tiranë.
Albana Boksi, gjyqtare e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë.
Sandër Simoni, Kryetar i Gjykatës së Posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Klodian Kurushi, gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.
“Emërimi i këtyre gjyqtarëve të rinj, të cilët e kanë kaluar me sukses procesin e rivlerësimit kalimtar”, shkruhet në njoftimin për shtyp të KLGJ-së, të botuar në faqen zyrtare, është një hap drejt ngritjes së plotë të Gjykatës së Lartë.