Këshilli i Lartë Gjyqësor skualifikoi Theodori Sollakun nga gara për Gjykatë të Lartë. Vendimi u mor dje nē mbledhjen e zhvilluar nga KLGJ.
“Në vijim të mbledhjes, Këshilli pasi dëgjoi relatorin për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për rekrutimin e kandidatit nga radhët e juristëve të spikatur, për në Gjykatën e Lartë, vendosi skualifikimin e kandidatit z. Theodhor Sollaku”, thuhet në njoftimin e Këshillit.
Theodori Sollaku ishte kandidat për në Gjykatën e Lartë nga rradhët e avokatëve. Ai ka shërbyer si Prokuror i Përgjithshëm në periudhën 2002-2007, ndërkohë që është avokati Klemend Balilit
KLGJ hapi garën për anëtarë jo gjyqtarë në Gjykatën e Lartë në korrik të këtij viti. Në garë për Gjykatën e Lartë ishin 22 kandidatë, nga të cilët KLGJ kualifikoi tetë përkatësisht:
- Theodhori Sollaku
- Sokol Sadushi
- Kestrin Katro
- Ervin Pupe
- Ilir Panda
- Ardita Buna Alsula
- Jetmira Rragami
- Rezarta Melo (Cenaj).
Gjykata e Lartë është jofunksionale që prej marsit të këtij viti, për shkak të dorëheqjeve dhe largimit për shkak të vetingut të anëtarëve të saj.