Këshilli i Lartë Gjyqësor do të zhvillojë me 8 janar seancën dëgjimore me gjyqtaren e Krujës, Enkeleda Hoxha.
Kjo u bë e ditur nga një njoftim në faqen zyrtare të KLGJ-së.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani i kërkoi Këshillit të Lartë Gjyqësor shkarkimin e gjyqtares Enkeleda Hoxha.
Në një njoftim zyrtar, ILD argumenton se gjyqtarja Hoxha ka ka kryer shkelje të rënda ligjore, ka dhënë vendime të cilat cenojnë figurën e gjyqtarit dhe ka zhvilluar procese gjyqësore të njëanshme në kundërshtim me ligjin.
Enkeleda Hoxha, gjyqtarja e Krujës, ishte shndërruar në avokatin mbrojtës të disa nga kriminelëve më të rrezikshëm.
Në një artikull të mëparshëm Exit ka shkruar se si gjyqtarja Hoxha ka liruar Endrit Doklen, Hekuran Billon, Genc Tafilin dhe Ilir Pajën