KLP hap garën për vendin e Gentian Osmanit

KLP hap garën për vendin e Gentian Osmanit

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka hapur garën për vendin vakant të Gentian Osmanit. Gentian Osmani u shkarkua nga detyra nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit në korrik të këtij viti.

Sipas burimeve të Ora News, për këtë vend kanë kandiduar prokurorja Esmeralda Cami dhe prokurori Vladimir Mara.

Esmeralda Cami (Keshi) aktualisht është drejtuese e Prokurorisë në Dibër. Ajo ka kaluar me vendim të formës së prerë procesin e vetingut. Zonja Cami është kunata e Arben Keshit, drejtorit të Ministrisë së Brendshme, i kapur në përgjimet e prokurorisë si person kyç në skemën e shit-blerjes së votave dhe frikësimit të qytetarëve për të votuar kandidatin socialist, në zgjedhjet vendore 2016 në Dibër. Së fundmi ajo rregjistroi në kundërshtim më ligjin kalimin e dosjes  për hetimin e vjedhjes së votave në Dibër.

Vladimir Mara është prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Prokurori Mara kaloi me vendim të formës së prerë procesin e vetingut. Zoti Mara ka qënë prokuror i disa çështjeve të rëndësishme si ajo e ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri dhe e kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako. Prokurori Mara ishte kandidat për SPAK, por u skualifikua nga KLP për të .

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>