Knut Fleckenstein: Kosovës i duhet qeveria Kurti, zgjedhje të reja pas pandemisë

Nga Exit News
Knut Fleckenstein: Kosovës i duhet qeveria Kurti, zgjedhje të reja pas pandemisë

Ish-eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein ka shprehur publikisht mbështetjen për qendrimin në detyrë të qeverisë Kurti deri në përfundim të pandemisë së Covid-19.

Pas krizës, Fleckenstein mbështet sërish idenë e kryeministrit Kurti se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja.

Në një postim në Twitter, Fleckenstein shkruan:

“Jam i bindur: Kosova ka nevojë për këtë qeveri derisa të përfundojë COVID-19 dhe pastaj duhet të mbahen zgjedhjet. Kjo është e vetmja mënyrë për ta ruajtur kushtetutshmërinë e procesit dhe për ta siguruar Kosovën si shtet dhe entitet serioz që aspiron t’i bashkohet BE-së.”

WhatsApp Image at

Deklarata e ish-eurodeputetit vjen pas njoftimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës më 28 prill se ka siguruar 64 mandate nga 120, për të formuar qeverinë e re. Kreu i grupit parlamentar të LDK-së Arben Gashi njoftoi se LDK do të nënshkruajë marrëveshjet me partitë e koalicionit dhe më pas do të njoftojnë presidentin për formimin e qeverisë së re.

Koalicioni i LDK-së me shumë gjasa do të jetë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nismën për Kosovën, Aleanca Kosova e Re (AKR) dhe pakicat.

Më 23 prill, LDK propozoi Avdullah Hotin si të mandatuarin e saj për të propozuar qeverinë e re të Kosovës.

1 koment

  1. Koli 29 Prill, 2020 në 7:12 pm

    Nje nga paradokset e demokracise eshte qe ka njerez si Knut-i qe flasin per nje ceshtje te drejte sic eshte ceshtja e qeverise ne Kosove

    Por ka dhe nje standard serioziteti gazetarie qe sduhet tia publikoje theniet e twitter te Kmut-it , sidomos kur ai nuk perfaqeson me asnje institucion ose zgjdhes , shoqate apo grup interesi. Ata qe mendojne qe Knut-i eshte mendjendritur e bejne follow ne twitter, cilido pa dalllim mund ta ndjeke Knut- ne twitter

    Mjedisi i medias do ishte me i paster pa Knut-in

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme