Dje u zhvilluan zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë. Sipas rezulatateve zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për 80,20 për qind të votave të përgjithshme të numëruara rezultati është si më poshtë:
- Koalicioni PDK-AAK-NISMA me 34,66 për qind të votave.
- Lëvizja Vetëvendosje me 26,57 për qind të votave.
- Koalicioni LDK-AKR-Alternativa me 25,83 për qind të votave.
Fituesi i vetëm i zgjedhjeve në Kosovë është Partia Vetë Vendosja (LVV) e udhëhequr nga Albin Kurti, e cila e vetme arriti të fitoi rreth 27 për qind të votave duke u renditur partia e dytë në vend.
LVV kërkoi zgjedhje të parakohshme me protesta të dhunshme kundër qeverisë së mëparshme lidhur me marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.
Ndërsa humbësi i madh i zgjedhjeve është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK). Partia e Isa Mustafës zyrtarisht nuk është më partia e dytë në vend.
Koalicioni fitues PDK, AAK dhe NISMA ishin koalicioni më i madh në vend. Por, tri partitë politike parlamentare PDK, AAK dhe NISMA që u bënë bashkë me koalicion parazgjedhor nuk arritën të marrin më shumë vota se PDK-ja në zgjedhjet parlamentare të 2014, shkruan Albatrit Matoshi, gazetar i medias kosovare Zëri.info.
Tani i takon koalicioni fitues të formojë koalicionin e ri qeveritar në Kosovë.