Kolegji Zgjedhor në SHBA konfirmon fitoren e Xho Bajden

Nga Exit News
Kolegji Zgjedhor në SHBA konfirmon fitoren e Xho Bajden

Kolegji Zgjedhor i ka dhënë Xho Bajdenit shumicën e votave të hënën, duke konfirmuar kështu fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale të muajit të kaluar në SHBA.

Përfaqëësuesit në Kolegjin Zgjedhor në Arizona, Xhorxhia, Miçigan, Nevada, Pensilvani dhe Uiskonsin, gjashtë shtetet kyçe të betejës presidenciale, ia dhanë votën e tyre kandidatit demokrat, raporton Associated Press.

Pasi u konfirmuan edhe 55 votat e përfaqësuesve të Kalifornisë në Kolegjin Zgjedhor, Xho Bajden kaloi 270 votat e nevojshme për t’u zgjedhur presidenti i 46-të i SHBA.

Pasi të jenë regjistruar të gjithë votat e zgjedhësve në Kolegj, Bajden pritet të ketë gjithësej 306 kundrejt 232 të presidentit aktual, Donald Tramp.

Rezultatet do të dërgohen në Uashington dhe do të paraqiten në një seancë të përbashkët të Kongresit më 6 janar.

Bajden kryesoi kundrejt Trump me më shumë se 7 milionë vota në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>